Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë: Situata e patolerueshme

kryediplomati britanik ben thirrje per armepushim ne gaze situata e patolerueshme
kryediplomati britanik ben thirrje per armepushim ne gaze situata e patolerueshme

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Lammy vizitoi të dielën Izraelin dhe territoret palestineze. Ai tha se lufta e vazhdueshme në Gazë është “e patolerueshme” dhe, në takimet me lidershipin izraelit dhe palestinez, tha se Britania dëshiron t’i ndihmojë përpjekjet diplomatike “për të siguruar një marrëveshje armëpushimi”.

Lammy u takua në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmud Abbas. Lufta në Gazë shpërtheu tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë. Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh për të shkatërruar, siç thotë, Hamasin, i cili kontrollon Gazën.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta. Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, në fillim të këtij muaji, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve. Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, thonë se janë të angazhuar vazhdimisht në bisedime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →