Izraeli paralajmëroi lëvizjen Hezbollah të mbështetur nga Irani se do të shkatërrohej në rast të një “lufte totale”, pasi një i dërguar i SHBA-së bëri thirrje për de-përshkallëzimin në kufirin libanez.
Komentet e ministrit të Jashtëm, Israel Katz, erdhën pasi Hezbollahu publikoi një video që tregon pamjet e dronit që supozohet se janë marrë nga lëvizja mbi Izraelin verior, duke përfshirë pjesë të qytetit dhe portit të Haifës, shkruajnë mediat e huaja.
Izraeli dhe lëvizja libaneze Hezbollah, një aleat i Hamasit, kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur sulmi i grupit militant palestinez në 7 tetor ndaj Izraelit shkaktoi luftë në Rripin e Gazës.
“Ne jemi shumë afër momentit kur do të vendosim të ndryshojmë rregullat e lojës kundër Hezbollahut dhe Libanit”, tha Katz, cituar në një deklaratë nga zyra e tij.
“Në një luftë totale, Hezbollahu do të shkatërrohet dhe Libani do të goditet rëndë”.
I dërguari amerikan Amos Hochstein, në një vizitë në Liban, më herët të martën bëri thirrje për një de-përshkallëzimin “urgjent” të zjarrit ndërkufitar midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co