Kryegjyshata Botërore vlerëson tre figura atdhetare/ Baba Mondi: Kishin respektin e besimtareve bektashiane

kryegjyshata boterore vlereson tre figura atdhetare baba mondi kishin respektin e besimtareve bektashiane
kryegjyshata boterore vlereson tre figura atdhetare baba mondi kishin respektin e besimtareve bektashiane

TIRANE

Ne Selinë e Shenjtë, Kryegjyshata Boterore Bektashiane ka organizuar një event kushtuar tre figurave të shquara të bektashizimit. Ata janë Baba Sherif Canometaj i njohur edhe si “Pëllumb i Bektashizimit”, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza.

Gjatë ceremonisë, Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshati Boterore Bektashian tha se gjatë shërbimit si klerikë, me punën dhe kulturën e gjerë që zotëronin, ata gëzonin respektin e besimtarëve bektashianë.

Ermira Urupi, kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan ka pranuar dekoratën që Kryegjyshata Boterore Bektashiane i akordoi Baba Sherif Canometaj, një figurë e shquar atdhetare.

Dede Edmond Brahimaj u ka akorduar tituj mirënjohje edhe për kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gentian Llatja, kryetaren e Këshillit të Qarkut të Elbasan Ermira Urupi dhe Hamit Kabën. Drejtorin e Institutit të Historisë etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →