Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se bashkë me kreun e Kuvendit, Afrim Gashi, kanë realizuar takime me disa kongresmenë amerikanë, përfshi këtu edhe ish-këshilltarin për siguri kombëtare të Barak Obamës, Xhejms Xhons.
Mickoski thotë se kongresmenët shprehën mbështetje për Maqedoninë e Veriut, si një vend aleat i SHBA-së.
“Ne vazhdojmë me takimet dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington. Dje, së bashku me delegacionin nga qeveria, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, patëm një takim me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, ish këshilltarin e sigurimit kombëtar. të Barak Obamës.
Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U diskutua për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve ekonomike dhe mbështetjes politike në realizimin e interesave strategjike të shtetit. Maqedonia po hyn në një cikël investimi për projekte serioze kapitale në infrastrukturë, energjetikë dhe shumë fusha të tjera. Gjithashtu, një nga synimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kongresmenët shprehën mbështetje të fortë për Maqedoninë, si mike dhe aleate e fuqishme e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Mickoski.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co