Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takim me kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës

kryeministri i kosoves albin kurti takim me kryetaren e sapo zgjedhur te komunes se presheves
kryeministri i kosoves albin kurti takim me kryetaren e sapo zgjedhur te komunes se presheves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.

“Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts