Kosova

Kryeministri i Kosovës në podcastin “Public Square”, Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar e Beogradit nuk ka përfunduar

kryeministri i kosoves ne podcastin public square kurti konflikti mes kombit shqiptar e beogradit nuk ka perfunduar
kryeministri i kosoves ne podcastin public square kurti konflikti mes kombit shqiptar e beogradit nuk ka perfunduar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i ftuar në podcastin e Ditmir Bushatit, ish-ministër i Punëve të Jashtme, “Public Square”.

Në emisionin e titulluar “Koha e shqiptarëve”, Kurti ka folur në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-serbe gjatë historisë dhe ndikimin mbi aktualitetin.

Kurti ka thënë se konflikti kryesor i shekullit XX është konflikti midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet, duke shtuar se “dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte”.

“Konflikti kryesor i shekullit XX është midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet. Jo në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte, por Beogradi ka qenë qendra e një imperializmi të vockël sepse në botë nuk ka vetëm imperializëm të madh, por edhe imperializma të vegjël, të cilët janë shumë të mëdhenj për fqinjët. E Beogradi ka qenë një qendër e tillë imperialiste atëherë kur flakadanin e regjimit të preferuar të Moskës në këtë pjesë të Europës ia mori Bullgarisë. Fillimisht, Bullgaria ka qenë e preferuara e Moskës dhe këtë flakadan prijës se kush do të jetë shteti që prin në Ballkan nga Bullgaria e rrëmbeu Serbia dhe ne i kemi të gjitha këto probleme që nga Lidhja e Prizrenit e këtej dhe që shfaqen tek politikanët sepse vetëm pyeti se çfarë të thonë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e nga këto dallime mund të gjesh shumë kollaj dhe shkakun, jo vetëm korrelacionin me dallimet që i kemi pastaj me njëri-tjetrin” tha Kurti.

Sipas Kurtit, në njëfarë mënyre, konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradi nuk ka përfunduar ende.

“Pra, në njëfarë mënyre konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende. Dallimet që i kemi me njëri-tjetrin në raport me këtë konflikt, në raport me Serbinë janë shndërruar dhe në pengesa të brendshme”, tha kryeministri i Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts