Raportet mes Talat Xhaferit, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk janë në ditët e tyre më të mira.
Megjithatë, kreu i qeverisë së RMV përkundër tensioneve të heshtura në publik, ka vendosur të vizitojë Prishtinën.
Mësohet se Xhaferi do të udhëtojë drejt Kosovës fillimjavën e ardhshme.
Mirëpo, vizita nuk bëhet me ftesë të shefit të ekzekutivit të Kosovës, por të Presidentes Vjosa Osmani!
Arsyet për këtë ngurim takimi duhet parë në pozicionimin e Qeverisë së Kosovës pro bllokut opozitar VLEN, në Maqedoninë e Veriut.
Burime thonë se një iniciativë për takim, kabineti Kurti nuk e ka refuzuar, por duke ofruar që ai të realizohet diku në fillim të qershorit, “për të mos pasur implikime në procesin zgjedhor” në Maqedoninë e Veriut.
Për ironi, në media është publikuar njoftimi se për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Kosovës dhe liderët e VLEN-it do të jenë tok në tubimet e javës së ardhshme në Gjermani dhe Zvicër.
Rikujtojmë se në listën e kandidatëve të VLEN-it për deputetë ka edhe tre përfaqësues të LVV-së, njëri prej të cilëve është këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
BalkanWeb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co