Kryeministri Izraelit iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqje të prostatës, si paraqitet gjendja shëndetësore e Netanyahut

kryeministri izraelit iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale per heqje te prostates si paraqitet gjendja shendetesore e netanyahut








































Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua sot një operacioni të suksesshëm të prostatës.

Screenshot 2024-12-29 224127

Qendra Mjekësore Hadassah e Jerusalemit njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale u krye pa komplikacione dhe se prostata u hoq me sukses.

Netanyahu u vu nën anestezi të përgjithshme për operacionin. Mjekët thanë se ai është zgjuar tashmë dhe se është në gjendje të mirë.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari, është në mesin e udhëheqësve më moshën më të madhe në botë, mes tyre Presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, 78 vjeç, Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, 79 vjeç, si dhe Papa Françesku, 88 vjeç.

Problemet me prostatën e janë të zakonshme tek meshkujt në moshë të madhe, por operacioni mund të ketë pasoja.

Gjyqtarët që po mbikëqyrin procesin gjyqësor në ngarkim të zotit Netanyahu e pranuan kërkesën e avokatit të tij të dielën, për të anuluar tre ditë dëshmish të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtrimit të tij në spital për “disa ditë”.

Zyra e Netanyahut tha se ministri i drejtësisë Yariv Levin, një aleat i ngushtë i tij, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.

Problemet me prostatën janë të zakonshme dhe në shumë raste lehtësisht të trajtueshme. Megjithatë, operacioni duket se zbeh disi imazhin e zotit Netanyahut në një kohë kur ai më shumë se kurrë do të dëshironte të shfaqej i fortë, ndërsa vendi i tij përballet me kërcënime të vazhdueshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →