Kryeministri izraelit pritet nga Biden në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu: Kemi shumë për të folur

kryeministri izraelit pritet nga biden ne shtepine e bardhe netanyahu kemi shume per te folur
kryeministri izraelit pritet nga biden ne shtepine e bardhe netanyahu kemi shume per te folur

Joe Biden është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Udhëheqësi izraelit falënderoi presidentin për mbështetjen e tij ndaj Izraelit gjatë 50 viteve të fundit dhe tha se mezi priste që dyshja të punonin së bashku në muajt në vijim.

“Ne kemi shumë për të folur,” tha Biden kur mirëpriti Netanyahun në Zyrën Ovale.

Netanyahu u ftua në mënyrë kontroverse për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit dje, ku ai mbrojti luftën e Izraelit në Gaza. Kryeministri izraelit tërhoqi protesta jashtë dhe brenda Kapitolit dhe shumë politikanë bojkotuan paraqitjen e tij.

Ai do të takohet me zv/presidenten Kamala Harris më vonë sot dhe me Donald Trump në Florida nesër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →