Kryeministri izraelit shkarkon ministrin e mbrojtjes, drejtuesi i ri: Misioni ynë është kthimi i pengjeve dhe shkatërrimi i…

kryeministri izraelit shkarkon ministrin e mbrojtjes drejtuesi i ri misioni yne eshte kthimi i pengjeve dhe shkaterrimi i








































Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të martën Ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për shkak të, siç tha ai, “dallimeve të shumta ndërmjet tyre” rreth menaxhimit të operacioneve ushtarake të Izraelit.

Israel_Katz

Vendimi erdhi pas mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet dy zyrtarëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gazë.

Kryeministri Netanyahu tha se, mes tij dhe ministrit Gallant ekzistonte një “krizë besimi” që pengonte menaxhimin e duhur të luftës, sipas një njoftim të publikuar nga zyra e tij.

Ministri Gallant reagoi në platformën X duke thënë se “siguria e Izraelit ishte dhe do të jetë gjithmonë misioni i jetës sime.”

Kryeministri Netanyahu emëroi Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Israel Katz për të zëvendësuar ministrin Gallant në pozitën e ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që emëroi zotin Gideon Saar si ministrin e ri të jashtëm, sipas njoftimit nga zyra e tij.

Një përpjekje e mëhershme në mars të vitit 2023 për ta shkarkuar ministrin Gallant nxiti protesta të gjera.

Nderkohe, Katz, u zotua sot se do t’i japë përparësi kthimit të pengjeve izraelite nga Gaza dhe shkatërrimit të Hamasit dhe Hezbollahut.

“Ne do të punojmë së bashku për të udhëhequr sistemin e sigurisë drejt fitores kundër armiqve tanë dhe për të arritur qëllimet e luftës, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve si misioni më i rëndësishëm, shkatërrimi i Hamasit në Gaza, disfata e Hezbollahut në Liban, frenimi i agresionit iranian dhe kthimi i sigurt i njerëzve të veriut dhe jugut në shtëpitë e tyre”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →