Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbështetjen ndërkombëtare për këtë.
Ai ka cituar thënien e Millosheviçit “nuk ka kufomë, nuk ka krim”, strategji e cila, siç tha Kurti, po vazhdohet ende nga pushteti në Serbi, i cili po refuzon hapjen e arkivave.
“‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviçit në Beograd”, tha Kurti.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co