Nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, thotë se pati një zell të kryeministrit, pa e përmendur me emër atë, për të bërë gjyqtarin dhe prokurorin ndaj tij. Ahmetaj tha se nuk ka lëshuar asnjë firmë për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
“Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve, është e faktuar tashmë me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin për arsye të emocionit, për arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike të merituara dhe jo shtetërore.
Të gjitha këto, mua më kishin bindur se po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar që në shtator të vitit 2021, mësuan se në finale ne e dimë se kush e bën vettingun, kush merr në telefon, kush dërgon mesazhe, kush bën koordinatorin, kur morën vesh se në dosjen e Elbasanit dhe Fierit nuk isha pjesë, pasi nuk kam asnjë firmë”, tha ai për gazetarin Çim Peka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co