Bota

Kryeministrja e Italisë vizitë zyrtare në Pekin, Meloni zotohet të rifillojë lidhjet me Kinën

kryeministrja e italise vizite zyrtare ne pekin meloni zotohet te rifilloje lidhjet me kinen

Kryeministrja e Italisë , Giorgia Meloni është zotuar se do të rifillojë marrëdhëniet me Kinën, teksa bëri vizitën e saj të parë në Pekin që nga marrja e detyrës.

meloni

Meloni u takua me kryeministrin kinez Li Qiang në fillim të udhëtimit të saj pesë-ditor dhe nënshkroi një plan tre-vjeçar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik midis dy kombeve.

Vizita vjen pasi Meloni vitin e kaluar hoqi vendin e saj nga iniciativa e Presidentit Xi Jinping, Belt and Road (BRI) .

Në atë kohë, Roma tha se skema masive e investimeve kineze nuk kishte sjellë ndonjë përfitim për Italinë.

Meloni e përshkroi viztën e saj në Pekin si një “demonstrim të vullnetit për të nisur një fazë të re, për të rifilluar bashkëpunimin tonë dypalësh”.

Gjithashtu tha se të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje që synon të nxisë bashkëpunimin për automjetet elektrike dhe energjinë e rinovueshme.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Kryeministri Li theksoi se të dy vendet synojnë të rrisin “bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushën e ndërtimit të anijeve, hapësirës ajrore, energjisë së re, inteligjencës artificiale”.

Italia ishte i vetmi komb i madh perëndimor që ka nënshkruar në BRI, një nga projektet më ambicioze të Kinës për tregtinë dhe infrastrukturën.

Masa u kritikua ashpër në atë kohë nga SHBA dhe disa vende të tjera të mëdha perëndimore.

Që nga ardhja në detyrë në vitin 2022, Meloni është përpjekur të udhëheqë një politikë të jashtme më pro-perëndimore dhe pro NATO-s sesa paraardhësit e saj.

Nën drejtimin e Melonit, Italia ka bllokuar një kompani shtetërore kineze që të marrë kontrollin e gjigantit të prodhimit të gomave Pirelli.

Roma ka mbështetur gjithashtu një lëvizje të fundit nga Komisioni Evropian për të vendosur tarifa deri në 37.6% për automjetet elektrike të importuara nga Kina.

Tregtia e dyanshme midis dy vendeve arriti në 66.8 miliardë euro vitin e kaluar, duke e bërë Kinën partnerin më të madh tregtar të Italisë jashtë BE-së pas SHBA-së.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts