Bota

Kryeministrja italiane vjen në Shqipëri! Zbardhet agjenda, Meloni dhe Rama do të vizitojnë zonën ku do ngrihen kampet për emigrantët

kryeministrja italiane vjen ne shqiperi zbardhet agjenda meloni dhe rama do te vizitojne zonen ku do ngrihen kampet per emigrantet

































Të mërkurën (5 qershor) Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

rama-meloni1

Ajo, së bashku me kryeministrin Edi Rama, Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

Ndërsa në orën 12:00, krerët e qeverive të dy vendeve, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, në një marrëveshje me Italinë, qeveria shqiptare ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.

Italia, ndërkohë, do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes, njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër, si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor.

Në Shëngjin, ndërtimi i qendrës ka përfunduar, ndërsa në Gjadër ende jo.

Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe.

Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë rinovimi edhe për pesë vjet të tjerë.

Sipas autoriteteve të të dyja vendeve, marrëveshja ka tri objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm të njerëzve, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts