Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në Himarë një ditë para zgjedhjeve, publikon foto krah Vangjel Tavos dhe kolegëve socialistë

kryeparlamentarja elisa spiropali ne himare nje dite para zgjedhjeve publikon foto krah vangjel tavos dhe kolegeve socialiste





































Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar sot një vizitë në Himarë, një ditë para zgjedhjeve në këtë bashki.

elisa spiropali himare

Spiropali ka bërë me dije vizitën e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një foto krah kandidatit të Partisë Socialistë për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo, dhe dy kolegëve të saj, deputetit Damian Gjiknuri dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Blendi Klosi.

“Mes miqsh, në Himarën❤️ e bukur”, ka shkruar Spiropali krahas fotos.

Kujtojmë se ditën e nesërme, 4 gusht, banorët e Himarës do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Në garë janë vetëm dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste, dhe Petro Gjikuria i koalicionit Bashkë Fitojmë.

36 qendrat e votimit në Himarë do të hapen në orën 07:00 dhe do mbyllen në 19:00, ndërsa ditën e sotme është heshtje zgjedhore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co