Dinamo është një nga skuadra që ka bërë më shumë lëvizje gjatë merkatos së kësaj vere, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Klubi kryeqytetas ka bërë jo pak, por 14 përforcime për sezonin që ka nisur dhe disa prej tyre janë vërtet të rëndësishme.
Fjala është për Bruno Ditën, Dejvi Bregun, Naser Aliji, apo Mateo Muzek. Afrimet e tjera të Dinamos janë Peter Itodo Mandela, Aldo Teqja, Eridon Qardaku, Adrian Doçi, Andre Zhordi Ela, Bekim Maliqi, Redinel Gjikolaj, Tiago Nani, Agron Rufati dhe Antonio Miço. Ndoshta mund të ketë edhe ndonjë lëvizje të fundit, edhe pse merkatoja është mbyllur zyrtarisht.
Nëse blutë arrijnë do të gjejnë ndonjë qendërsulmues pa kontratë gjatë kësaj kohe, mund ta marrin, sepse për majën e repartit të avancuar kanë në dispozicion vetëm Mandelën. Afrimet më të shumta nga kryeqytetasit janë bërë në prapavijë, por edhe në krahët e sulmit, ndërsa për mesfushën ka pasur më pak goditje.
Me afrimin e Naser Alijit shtohen futbollistët që në karrierën e tyre janë shpallur kampionë me skuadrat e tyre. Mbrojtësi i majtë ka fituar dy herë titullin në Zvicër me Bazelin që në fillimet e karrierës, ndërkohë që ka fituar edhe trofe të tjerë.
Kampionët e tjerë në radhët e Dinamos janë Bruno Dita, i cili e ka fituar titullin në vendin tonë me Skënderbeun, por edhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Rustem Hoxha, Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu janë shpallur kampionët të Shqipërisë me Teutën, ndërsa kampioni tjetër është mesfushori Klevi Qefalija, i cili e ka fituar trofeun kur ishte pjesë e Tiranës.
Bëhen kështu 6 kampionë në radhët e Dinamos, me shumë gjasa të gjithë titullarë. Bluve nuk do t’u mungojë kështu mentaliteti i fituesit, shumë i rëndësishëm për një skuadër me objektiva madhorë. Pas fitores së parë me Elbasanin pritet që kryeqytetasit të vazhdojnë me rezultate pozitive.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co