Bota

Kryetari i PDIU ka shpërndarë…

kryetari i pdiu ka shperndare





































Kryetari i PDIU ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku kandidati i PS, Vangjel Tavo dhe ai i PD, Petro Gjikuria flasin në gjuhën greke gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 4 gusht në Himarë.

IMG_0950

Idrizi shprehet se zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritare grek, ndërkohë që Himara është e banuar 90% nga shqiptare.

“A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatet e PD dhe PS në gjuhën Greke kur Bashkia Himarë nuk është minoritare ?

Këta kandidatët e PD dhe PS , bëjnë mire të flasin greqisht në shtepiat e tyre” shkruan ndër të tjera Idrizi.

Reagimi i Shpëtim Idrizit:

Zgjedhjet ne Bashkine e Himares po konsiderohen si ne nje bashki minoritare e me kandidate  minoritare grek .

# Himara eshte Shqiptare #

Himara ! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

90 % e banuar nga Shqiptare ,

10 % rome , Vlleh e greqisht foles .

Te djelen zgjidhet kryebashkiaku .

A dini gje kujt i drejtohen keta kandidatet e PD dhe PS ne gjuhen Greke kur Bashkia Himare nuk eshte minoritare ?

Keta kandidatet e PD dhe PS , bejne mire te flasin greqisht ne shtepiat e tyre .

A ju kujtohen zgjeshjet lokale te 2003 kur PS dhe PD u bene bashke kunder Bollanos e vorio – epireshave ?

A rrezikojme  qe kushdo te fitoje nga keta , Himara te kthehet ne kryedashin per Vorio – Epirin ?

Dy fjale per kete Vorio – Epirin dhe vorio – epireshat :

Po si ka mundesi qe epiri i veriut qenka e banuar nga greke kur EPIRI I Jugut ( Çameria + janina , follorina e Konica ) eshte e banuar qe kur eshte njohur njerezimi , nga jo Helene ?!!!!

340 p.e.s Straboni ne vepren e njohur te kohes ” Gjeografia e kohes ” pershkruan ;

Helenet shtrihen deri ne gjirin e Ambrakise sot Gjiri i Artes , pastaj jetojne barbaret – jo helenet .

Tuqiditi ne vepren ” lufta e Peloponezit i pershkruan prape helenet deri ne gjirin e Ambrakise .

Epiri banohej nga jo Helenet e fiset Ilire ; Thesprotet – Kaonet – Moloset me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit,

Despotatin e Artes me despotet Gjin Bue Shpata e Pjeter Losha , qe ne shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave ne ballkan ;

🇦🇱Çameria e Abedin Pashe Dinos  , Hasan Tahsinit .Muharrem e Haki Rushitit , Alush e Osman Takes . Çaparejve , Sulioteve , tre firmetareve te pamvaresise , Musa e Ali Demit , Kol Idromenos , Mitrush Kutelit  , Daut Hoxhes, Rauf Dinos e beut , Rexho Plakut . Bilal Xhaferrit e shume e shume figurave te shquara ,

Çameria ju aneksua greqise vetem ne vitin e mbrapshte 1913 nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, ashtu siç Kosova ju aneksua Serbise .🇦🇱

Vetem ne Mars te vitit 1913 , Çameria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia .

Qe nga antikiteti e deri ne Mars te vitit 1913 nuk ka pas asnjehere debat historik se çfare ishte epiri – vazhdimesi ., Iliro – Shqiptare ( çame ) .

Keto dy fjal i kisha per vorio – epireshat dhe ata qe i degjojne e ngrohen ne diell ….

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts