Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se vendimi i kryeparlamentares Lindita Nikolla për të lënë Sali Berishën jashtë Grupit të PD-së është i qëllimshëm.
Ai theksoi se Berisha është zgjedhur deputet nga KQZ dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë.
“Vendimi juaj për të lënë jashtë, pavarësisht vendimit të grupit të PD-së, një deputet, në mënyrë të veçantë kreun e PD-së Sali Berishën, është haptazi i qëllimshëm.
Mos më ndërprisni fjalën, merret për të bllokuar opozitën në kryerjen e detyrës së saj, është antikushtetuese.
Deputeti shpallet i tillë kur e shpall KQZ. Sali Berishën e ka shpallur deputetët të PD, asnjë tjetër nuk mund ta ndryshojë këtë, përveçse vullnetit të deputetit vetë.
Grupet me përcaktim partiak, përcaktohen mbi bazën e vendimit të KQZ, Bardhi ju solli në referencë këto vendime, çdo vendim tjetër i juaji është i paligjshëm dhe kërkoj që ta ktheni”, tha Bykybashi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co