Adriatik Lapaj nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka denoncuar mungesën e ilaçeve anti-alergjike, duke njoftuar se së fundi dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj mungese.
Lapaj u shpreh se u “kryqëzuan” pesë mjekë në lidhje me atë që ndodhte tek Onkologjiku, por problemi i vërtetë është me sistemin.
Ai paralajmëroi ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, se do të ketë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me këtë çështje, dhe të tjera si kjo.
“Nuk është problemi tek 5 mjekë por tek një sistem që nuk siguron ilaçe. Mund të mos kemi autostradat, teatrot e pishinat sportive më të mira në botë por nuk mund të mendohen tavanet në buxhet për ilaçe. Po ju paralajmëroj, edhe mjekët e shoqëria duhet të reagojnë. Çfarë do të thotë Ministria nëse nesër një nga pacientët ndërroj jetë? Thirrje ministres së Shëndetësisë, do të shihemi në SPAK për këtë çështje dhe të tjera. Thirrje Ramës, siguro ilaçe dhe hiq dorë nga avionët privatë”, tha Lapaj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co