“Sport Bild” raporton se Bajer Leverkusen është gati të heqë “qafe” gjashtë lojtarë në fund të sezonit. Botimi gjerman pretendon se Aleiks Garcia, Viktor Bonifejs, Jonas Hofmann, Matej Kovar, Artur dhe Odilon Kosunu janë të gjithë të lirë të largohen.
Garcia ka luftuar për të mbajtur një pozicion titullar që nga transferimi i tij prej 18 milionë eurosh nga Girona verën e kaluar dhe ka shprehur vazhdimisht pakënaqësinë me kohën e tij të lojës. Bonifejs, i cili për pak sa nuk u largua nga Leverkusen për në skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nasr, në janar, është përfshirë në disa raste disiplinore këtë sezon dhe ka rrëshqitur pas Patrik Shik.
Raporti gjithashtu pretendon se Shik nuk dëshiron të qëndrojë në klub nëse Bonifejs nuk ikën, gjë që është një nxitje shtesë për Leverkusen për të hequr qafe sulmuesin nigerian. Jonas Hofmann ka luftuar për kohën e lojës këtë sezon, ndërsa Matej Kovar nuk ka qenë në gjendje të bindë se ai duhet të jetë portieri i parë i klubit në plan afatgjatë. Artur është përdorur kryesisht si zëvendësues dhe ardhja e Nordi Mukiele në huazim nga PSG i ka kufizuar më tej mundësitë e tij.
Odilon Kosunu ndodhet aktualisht në huazim tek Atalanta, i cili mund ta bëjë këtë lëvizje të përhershme. Hermoso dhe Buendia duket se do të kthehen respektivisht te Roma dhe Aston Vila, ndërsa “Aspirinat” potencialisht mund ta bëjë të përhershëm huazimin e Mukiele nga Parisi.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co