Kthehet Superiorja/ Luhet një supersfidë në Shkodër, në fushë edhe ekipe pretendente për Final 4

kthehet superiorja luhet nje supersfide ne shkoder ne fushe edhe ekipe pretendente per final 4





































Kategoria Superiore kthehet sot me ndeshjet e javës së 4-t të saj, të cilat pritet të dhurojnë përballje të zjarrta pasi ka ndeshje interesante për ecurinë e ekipeve në këtë pikë të sezonit.

Superiore

Ndeshjet nisin me një sfidë në Ballsh mes Bylisit vendas dhe Tiranës, me të dy skuadrat që kërkojnë pikë për të ecur sa më lart në klasifikim. Për bardheblutë, ky është testi i radhës për të  siguruar fitoren e parë, që nuk e kanë shijuar ende në këtë kampionat.

Ndërkohë, në darkë luhen paralelisht dy ndeshje. Një sfidë shumë e fortë është në Shkodër mes Vllaznisë dhe Egnatias, dy skuadra me pretendime të mëdha për t’i shkuar deri në fund këtij sezoni.

Ambicie kanë edhe ekipet e tjera që luajnë në orën 19:00, Skënderbeu dhe Teuta, të cilat synojnë mes çdo kusht praninë mes katër skuadrave më të mira në mbyllje të edicionit.

NDESHJET

SOT
BYLIS-TIRANA 16:00
VLLAZNIA-EGNATIA 19:00
SKËNDERBEU-TEUTA 19:00

NESËR
PARTIZANI-DINAMO 19:00
ELBASANI-LAÇI 19:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co