“Kthehuni dhe na sillni paqen, zoti President! Kërkesa e Orban për Trump

kthehuni dhe na sillni paqen zoti president kerkesa e orban per trump
kthehuni dhe na sillni paqen zoti president kerkesa e orban per trump

SHBA

Kryeministri nacionalist i krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, i dha mbështetjen e tij përpjekjes së aleatit të vjetër Donald Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me ish-presidentin amerikan në Florida.

Të dy diskutuan “një gamë të gjerë çështjesh që prekin Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë rëndësinë kryesore të kufijve të fortë dhe të sigurt për të mbrojtur sovranitetin e çdo kombi”, sipas një deklarate nga ekipi i fushatës se Trump.

Orban deklaroi se vetëm kthimi i kandidatit republikan Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.
“Ne kemi nevojë për liderë në botë që respektohen dhe mund të sjellin paqe. Ai është një prej tyre! Kthehuni dhe na sillni paqen, zoti President!”, tha Orban në një postim në rrjetin social X pas takimit.

[embedded content]

Orban, i admiruar nga shumë konservatorë në Shtetet e Bashkuara për politikat e tij të ashpra mbi emigracionin dhe qëndrimin e zëshëm mbi sovranitetin kombëtar, tha përmes një video në faqen e tij në Facebook se nën presidencën e Trumpit 2017-2021 kishte paqe në Lindjen e Mesme. dhe gjithashtu ne Ukrainë.

“Viktori është një udhëheqës i madh, i respektuar në të gjithë botën”, tha Trump të shtunën në një postim në platformën e tij të mesazheve “Truth Social”, duke thënë se ishte një nder të mirëpriste kryeministrin Orban.

“Hungaria është një vend i sigurt për shkak të politikave të tij të forta të imigracionit, dhe për sa kohë që ai është në krye, do të jetë gjithmonë!” shtoi Trump.

Orban ka qenë rregullisht në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me fushatat e tij kundër imigracionit dhe lëvizjet për të vënë gjyqësorin, OJQ-të dhe mediat nën kontrollin e shtetit, të cilat kritikët thonë se kanë gërryer demokracinë në Hungari.

Orban ka kritikuar gjithashtu sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndonëse kurrë nuk vuri veton ndaj tyre në fund. Orban ka qenë prej kohësh në mosmarrëveshje me kolegët e tij anëtarë të Bashkimit Evropian për një sërë çështjesh, duke përfshirë refuzimin për të dërguar armë në Kiev dhe mbajtjen e lidhjeve ekonomike me Moskën që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në vitin 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →