Deputeti demokrat, Dashnor Sula është rikthyer pas në kohë, duke u ndalur te marrëveshja e 2008 për kodin zgjedhor.
Ai tha se ka qenë nga ata deputetë që ka votuar kundër këtyre ndryshimeve ligjore.
“Në përgjithësi thuhet se në politikë nuk ka moral. Politika nuk ka moral për ato burra dhe gra që nuik kanë moral, por ka moral për ato burra dhe gra që tregojnë moral. Po flitet për marrëveshjen e 2008-ës. Jemi 10 burra këtu që kemi qenë dëshmitarë, si Xhafaj, Klosi, Basha, unë dhe Leskaj e Braçe. Mungojnë dy veta. Por pse u ndryshua kodi zgjedhor? Ata dy persona që mungojnë, Berisha dhe Rama, e dinë se pse u ndryshua kodi zgjedhor. Nuk e quaj veten ndonjë politikan të arrirë, por jam krenar që bashkë me Mediun, apo Sali Shehun që kemi votuar kundër ndryshimeve dhe asaj marrëveshje. Ne e dinim se me këtë sistem nuk mund të vinin shumë burra dhe gra në kuvend me këtë sistem maxhoritar. Ndaj i duan sistemin e listave të mbyllura dhe që mos të votojnë emigrantët. Para se të flisni, ktheni kokën mbrapa, sepse historia ju gjykon.”, tha Sula.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co