Bota

Ku ndodhet trupi i liderit të opozitës? Ekipi i Navalny akuza të forta: Po na e fshehin me urdhër të Putin, po fshehin provat e vrasjes 

ku ndodhet trupi i liderit te opozites ekipi i navalny akuza te forta po na e fshehin me urdher te putin po fshehin provat e vrasjes
ku ndodhet trupi i liderit te opozites ekipi i navalny akuza te forta po na e fshehin me urdher te putin po fshehin provat e vrasjes

Ekipi i Alexei Navalny ka deklaruar se autoritetet ruse po ‘fshehin’ trupin e tij. Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, i tha BBC-se besojnë se Vladimir Putin urdhëroi vdekjen e liderit të opozitës.

“Ne e dimë me siguri se nuk ishte vetëm një vdekje, ishte një vrasje. Ata po mundohen të mbulojnë gjurmët, prandaj nuk po ia japin trupin familjes së tij”, ka deklaruar ajo.

Yarmysh tha se nuk e di se ku është trupi dhe kur do t’i jepet familjes së Navalny. Ajo ka shpjeguar se sipas ligjeve ruse, trupi i një të burgosuri duhet t’u jepet të afërmve brenda dy ditëve pas vdekjes.

Më herët, Ministria e Jashtme ruse tha se hodhi poshtë vlerësimet “të njëanshme dhe joreale” nga MB për shkakun e vdekjes së Navalny.

Hetuesit rusë kanë thënë se trupi i Alexei Navalny nuk do t’i dorëzohet familjes së tij derisa të përfundojë një hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts