Spanja në gjysmëfinalet e Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De la Fuente triumfoi 2-1 përballë Gjermanisë në një duel të zjarrtë dhe spektakolar të zhvilluar në Shtutgart, që ngjasonte me një finale të vërtetë.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa goli i Merinos në minutën e 119-të, i siguroi kualifikimin dramatik iberikëve.
Lojtari më i mirë i sfidës nga UEFA u zgjodh Olmo, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi te goli i dytë. Kujtojmë që futbollisti që aktivizohet te Lajpcig, u aktivizua nga stoli në minutën e 8-të, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pedri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co