Erbim Fagu, trajneri i Tiranës analizoi kualifikimin në Kupë ndaj Teutës.
“Të lumtur, por më shumë për lojtarët që sot nuk u dorëzuan deri në fund. Dihet që ana psikologjike ka qenë e rënduar edhe pas Vllaznisë. Kam besim te këta djemë, kanë eksperiencë dhe kualitet. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ai ngërç psikologjik.
Për momentin mund të ketë thjeshtë kontraktime, duhet të presim nesër për të parë shkallën e dëmtimeve të lojtarëve. Nikqi? Është i ri me vlera, edhe Jaku, Tola, janë lojtarë që i bëjnë punë skuadrës. E treguan sot që mbajtën nivelin e lojës. Kjo fitore do të na ndihmojë për vazhdimësine, kemi edhe dy ndeshje para Kombëtareve dhe do të marrim maksimumin”, tha Fagu.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co