Savinho, anësori i Manchester Cityt, u thirr nga Brazili për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në tetor, përkatësisht për sfidat kundër Kilit dhe Perusë.
“Mezi pres që të vijnë dy ndeshjet e rëndësishme. Ka ardhur koha, një moment shumë pozitiv për të gjithë lojtarët, për të treguar vërtet se çfarë është Brazili, ku meritojmë të jemi.
Jam i sigurt se të gjithë të grumbulluarit kanë këtë objektiv në mendje: të rikthejnë Brazilin në rrugën e duhur”- tha Savinho.
Kujtojmë që Brazili në 5 ndeshjet e fundit kualifikuese ka 4 humbje dhe vetëm 1 fitore.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co