Kujdes, kjo është arsyeja pse nuk duhet ta vloni disa herë ujin

kujdes kjo eshte arsyeja pse nuk duhet ta vloni disa here ujin
kujdes kjo eshte arsyeja pse nuk duhet ta vloni disa here ujin

Nëse vloni një herë ujin, bëhet më i pastër dhe më i sigurt për ta pirë, por nëse e përsërisni procesin edhe një herë, rrezikoni të shkaktoni probleme në stomak. Duke zier ujë dy herë mineralet e shëndetshme bëhen të dëmshme, përveç kësaj, në enë formohen gurë dhe ky është shkaku kryesor i formimit të gurëve në veshka. Ato gjenden si në ujë, ashtu edhe në ajër dhe në tokë, por bëhen të rrezikshme kur ekspozohen në temperatura të larta. Temperaturat e larta i kthejnë ato në kancerogjene, të cilat janë të lidhura me zhvillimin e kancerit të vezoreve, zorrës së trashë dhe stomakut.

Fluoridet në ujë paraqesin një rrezik për shëndetin, veçanërisht të rrezikshëm për zhvillimin neurologjik dhe njohës të fëmijëve. Një studim ka vërtetuar se prania e fluorit në ujë shoqërohet me një shkallë të ulët inteligjence te fëmijët dhe gjithashtu me një normë më të ulët të lindshmërisë. Organizata Botërore e Shëndetit pohon se rreziku më i madh në ujë është arseniku, i cili çon në helmim, probleme me tretjen, diabetin dhe madje edhe sëmundje kardiovaskulare.

Ndërkaq, ka shumë mënyra se si mund t’i përfshini vezët në vaktet tuaja. Vezët janë një prej burimeve më të pasura të një nutricienti të caktuar të quajtur kolinë. Përgatitja e një veze të zier është një nga ato teknika që është jashtëzakonisht e thjeshtë. Kur përgatitni vezë të ziera, a pyesni shpesh nëse duhet t’i hidhni kripë ujit në të cilin do t’i gatuani ato?

Zierja e një veze në ujë të kripur e përshpejton këtë proces. Kripa jo vetëm që e shpejton vlimin e ujit, por sapo të vlojë, është më e nxehtë se sa do të ishte nëse nuk do të ishte kriposur. Si rezultat, veza gatuhet më shpejt. Sigurisht, duke qenë se po flasim për sasi të vogla kripe dhe një kohë të shkurtër gatimi, ndryshimi nuk është aq i rëndësishëm, por gjithsesi ekziston.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →