Kujdes, në këto zona do të ketë mjegull! Parashikimi i motit për javën, temperaturat deri në 5 gradë Celcius

kujdes ne keto zona do te kete mjegull parashikimi i motit per javen temperaturat deri ne 5 grade celcius




































Vendi ynë gjatë kësa jave do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore.

Moti-me-diell

Sipas SHMU, moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell (jo shumë e zakonshme për periudhën në të cilën jemi) si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen vetëm për ditën e Premte në veri të vendit me intensitet të ulët në mënyrë lokale.

Mjegulla dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

464146088_18141918415357388_3268755298464343562_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →