Bota

Kultivoi 900 bimë kanabisi mes arave me misër, vihet në pranga 61-vjeçari. Kishte krijuar edhe një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike

kultivoi 900 bime kanabisi mes arave me miser vihet ne pranga 61 vjecari kishte krijuar edhe nje lidhje te paligjshme te energjise elektrike



































Policia e Kurbinit ka kapur dhe vënë në pranga një 61-vjeçar, autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

kaaa

Ky shtetas po ashtu kishte krijuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar me sistemin e vaditjes se bimëve narkotike.

61-vjeçari dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 900 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 61-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Në këtë kuadër, u finalizua operacioni i koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Laç.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts