Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis, në një zonë pyjore të Imathia.
Siç bëjnë me dije mediat greke, gjatë një operacioni policor, oficerët e Narkotikëve zbuluan një plantacion me pemë kanabisi dhe nisën hetimet për të arrestuar kultivuesin.
Pas pak ditësh aty është shfaqur 36-vjeçari shqiptar, i cili ka nisur të kujdeset për 25 bimët e kanabisit 1.50 metër të lartë që kultivonte dhe është arrestuar menjëherë.
Pemët e hashashit u shkulën dhe u konfiskuan, si dhe pajisjet e përdorura nga kultivuesi, i cili u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Veria me çështjen e ngritur ndaj tij për kultivim droge.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co