“Kumbaro, ministrja më duar gjatë në grabitjen e pasurive natyrore”- Deputetja e PD-qeverisë: Jeni terroristë mjedisorë! U keni dhënë investitorëve strategjikë 5.8 milionë m2 tokë

kumbaro ministrja me duar gjate ne grabitjen e pasurive natyrore deputetja e pd qeverise jeni terroriste mjedisore u keni dhene investitoreve strategjike 5 8 milione m2 toke
kumbaro ministrja me duar gjate ne grabitjen e pasurive natyrore deputetja e pd qeverise jeni terroriste mjedisore u keni dhene investitoreve strategjike 5 8 milione m2 toke








































Deputetja demokrate Ina Zhupa, gjatë fjalës në Kuvend, në interpelancën me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, është shprehur se kjo e fundit është ministrja më duar gjatë e qeverisë Rama për të marrë dh uzurpuar në interesa klienteliste toka publike, pasuri kulturore e natyrore.

Zhupa tha se qeveria u ka dhënë 5.8 milionë m2 tokë investitorëve strategjikë, dhe se ligjin e shtyejnë sepse po programojnë të hyjnë në zonat e mbrojtura.

“Ministrja Mirela Kumbaro e ka mohuar se do të prekeshin zonat e mbrojtura, por në 7 muaj janë miratuar projektvendime, ku vihet re ulja e mbrojtjes nga shkalla e parë në shkallën e tretë. Kumbaro është ministrja më duar gjatë e qeverisë Rama për të marrë dh uzurpuar në interesa klienteliste toka publike, pasuri kulturore e natyrore.

Në funksion të betonizimit të zonave të mbrojtura, keni vendosur të shtyni për të 5-tën herë afatin për ligjin e investimeve strategjike. E bëni këtë gjë, sepse i keni dhënë 5.8 milionë m2 tokë investitorëve strategjikë. Jeni terroristë mjedisorë dhe tani programoni të hyni në zonat e mbrojtura”, tha Zhupa.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →