Ushtria siriane ka reaguar në lidhje me sulmet e ushtrisë amerikane mbrëmjen e së premtes.
Sipas ushtrisë së Sirisë, si pasojë e sulmit kanë humbur jetën civilë, ushtarë dhe është shkaktuar një numër i konsiderueshëm dëmesh materiale.
“Shtetet e Bashkuara nisën një agresion ajror nda disa në rajonin lindor të Sirisë, dhe afër kufirit Sirian-Irak. Kjo çoi në martirizimin e një numri civilësh dhe ushtarësh, plagosjen e shumë të tjerëve, dhe shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme në pronën publike dhe private”, tha Ministria e Mbrojtjes siriane në një deklaratë në orët e para të së shtunës.
SHBA deklaroi se kreu sulme të mëdha ajrore në 85 objektiva në shtatë vendndodhje në Irak dhe Siri të premten në përgjigje të një sulmi me dron nga militantët e mbështetur nga Irani në një bazë ushtarake amerikan në Jordani të dielën.
Si pasojë, humbën jetën tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe mbetën të plagosur më shumë se 40 të tjerë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co