Skuadra e Dritës ka mësuar sot emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani kaloi dje turin duke mundur Breidablik edhe në ndeshjen e kthimit në Kosovë, ndërsa sot luante çifti nga i cili do të dilte emri i rivalit për turin tjetër.
Ai do të jetë Auda nga Letonia, një skuadër e cila debutoi këtë vit në kompeticionet ndërkombëtare. Ajo kaloi në turin e parë Torshavn të Ishujve Faroe, ndërsa në të dytin, ia doli të eliminonte Kliftonvill të Irlandës së Veriut.
Fitorja 2-1 në transfertë në ndeshjen e parë u shoqërua nga një sukses 2-0 edhe në ndeshjen e sotme, duke i siguruar Auda një përballje me Dritën në turin tjetër. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Letoni më 8 gusht, ndërsa e kthimit në Kosovë më 15 gusht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co