“Kundërshtari më i fortë i PS-së është…”- A përbëjnë rrezik në zgjedhje ‘Llapaj, Qori dhe Shabani’? Përgjigjet Rama: Ja kush e fiton garën për vendin e dytë

kundershtari me i forte i ps se eshte a perbejne rrezik ne zgjedhje llapaj qori dhe shabani pergjigjet rama ja kush e fiton garen per vendin e dyte
kundershtari me i forte i ps se eshte a perbejne rrezik ne zgjedhje llapaj qori dhe shabani pergjigjet rama ja kush e fiton garen per vendin e dyte











































Kryeministri Edi Rama është shprehur se kundërshtari më i fortë i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, është vetëm PS.

“Nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë nuk është rrezik”, theksoi kryeministri Rama kur u pyet në lidhje me figurat politike Adriatik Llapaj, Arlind Qori dhe Endrit Shabani.

“Kështu të bashkuar bashkë Llapaj, Shabani, Qori dhe Shehaj flas si tingëllim më ngatërrohen pak”, shtoi kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se lufta është për vendin e dytë është e fortë, duke shtuar se nuk është e sigurtë për asnjërin.

“Më afër vendit të dytë është kush nuk është akoma në garë”, tha Rama.

Edi Rama: Kështu të bashkuar bashkë Llapaj, Shabani, Qori dhe Shehaj flas si tingëllim më ngatërrohen pak. Nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë nuk është rrezik, d.m.th. se më kujtohet kur luaja basketboll, nuk ishte rrezik që ne do të na mundte Vllaznia, ishte një mundësi.

Zgjedhjet janë si kundërshtar. Kundërshtari më i madh i PS, unë e kam thënë është PS, s’ka tjetër.

Këtu luftohet për vendin e dytë për një arsye të thjeshtë, sepse PS është e vetmja forcë popullore.

Është punuar shumë dhe punohet shumë që të tjetë kjo. Nuk është diçka që ndodh se del në tv. Ne nuk kemi më kohë, unë jo që kam kohë që nuk shoh, për t’ju ndjekur juve, bëjmë mbledhje takime organizime dhe kjo është reale.

Kur ata janë në debate dhe merren me seksin e engjëjve ne kemi 600 mbledhje organizatash që mund të jenë duke u organizuar. Lufta për vendin e dytë është e fortë, vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Më afër vendit të dytë është kush nuk është akoma në garë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →