Kundërshtojnë rregullin e kuotave për vendet e punës në administratë/ 100 të plagosur nga përplasjet e dhunshme në Bangladesh

kundershtojne rregullin e kuotave per vendet e punes ne administrate 100 te plagosur nga perplasjet e dhunshme ne bangladesh
kundershtojne rregullin e kuotave per vendet e punes ne administrate 100 te plagosur nga perplasjet e dhunshme ne bangladesh

Përleshjet në protestat e studentëve në Bangladesh kanë lënë sot të paktën 100 njerëz të plagosur, teksa demonstruesit që kundërshtojnë rregullin e kuotave për vendet e punës në administratë, u sulmuan nga studentë besnikë të partisë në pushtet.

Policia dhe dëshmitarët thanë se studentët që protestojnë prej ditësh kundër kuotave të caktuara nga qeveria u goditën me gurë e objekte nga qindra studentë që mbështesin partinë në pushtet Awami, në përleshjen e dhunshme që zgjati disa orë në kampusin e universitetit të Dhaka.

Zhvillimi vjen teksa javes qe shkoi nje gjykate pezulloi sistemin e kuotave pas disa dite protestash.

Përveç gurëve, levave e shkopinjve disa studentë shiheshin sot te sulmonin me thika e hanxharë, ndërsa u raportuan disa bomba zjarri të lëshuara, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →