Policia ka arrestuar një shqiptar, një italian dhe një maroken, të cilët kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë në Vlorë pak ditë më parë, ndërsa kanë shpallur në kërkim tre të tjerë.
Në pranga ranë shtetasit me iniciale I. D., shqiptar, banues në Itali, M. B., shtetas maroken, banues në Itali dhe M. M., shtetas italian, banues në Itali, të cilët kanë kundërshtuar efektivët të cilët do u kryenin kontrolle për të parë nëse ishin posedues të lëndëve narkotike, por ata kanë refuzuar me forcë dhe janë larguar.
Ndërkohë, të shpallurit në kërkim janë tre shqiptarë me iniciale A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali, S. P., lindur dhe banues në Sarandë dhe A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 3 shtetas që kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, dy ditë më parë, në plazhin e Delisufit.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht:
– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;
– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;
– M. M., shtetas italian, banues në Itali.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:
– A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali;
– S. P., lindur dhe banues në Sarandë;
– A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.
Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co