Bota

Kundërshtuan me forcë efektivët e policisë, shpallen në kërkim tre persona

kundershtuan me force efektivet e policise shpallen ne kerkim tre persona





































Policia ka shpallur në kërkim tre persona, një shqiptar, një italian dhe një maroken, të cilët kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë në Vlorë.

policia vlore

Efektivët do u kryenin kontrolle për të parë nëse ishin posedues të lëndëve narkotike, por tre personat kanë kundërshtuar me forcë dhe janë larguar.

Ka nisur puna për kapjen e tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, banues në Itali.

Më datë 02.09.2024, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e kontrolleve për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht në zonat bregdetare, kanë ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, Vlorë. Gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;

– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;

– M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts