Sport

Kupa e Amerikës, Argjentina “fluturon” në finale, thyen Kanadanë

kupa e amerikes argjentina fluturon ne finale thyen kanadane
kupa e amerikes argjentina fluturon ne finale thyen kanadane

Argjentina shkëlqen dhe e sheh veten në finalen e Kupës së Amerikës. Messi me shokë triumfuan 2-0 ndaj Kanadasë, në sfidën e luajtur ne Metlife stadium që dhuroi emocione të mëdha.

Skuadra e Scalonit u vendos në kërkim të golit që në minutat e para, duke vendosur disa herë në vështirësi kundërshtarin. Për të ardhur te zhbllokimi i rezultatit, një top i bukur i De Paul për të Alvarez, me këtë të fundit që pasi kaloi mbrojtësin rival, dërgoi topin në rrjetë.

Argjentinasit iu afruan dyfishimit të rezultatit brenda pjesës së parë, por Di Maria dhe Messi nuk patën saktësinë e duhur për të “vrarë” ndeshjen.
Goli që “vulosi” një herë e mirë fatin e këtij takimi erdhi në të 51-tën nga Messi, pas disa kombinimesh fantastike. Shumë pak për të thënë për kanadezët, që duhet të kënaqen me prezencën në gjysmëfinale. Në minutat e fundit s’pati ndryshim rezultati, edhe pse rastet nuk munguan.

Ekipi i Marsh ka shansin që të luftojë për vendin e 3-të, në sfidën që do luhet pas disa ditësh. Feston Argjentina dhe pret me qetësi fituesin e Uruguaji-Kolumbi. Finalja e madhe do të luhet me 15 korrik, sfidë kjo që po pritet me padurim nga tifozët.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts