Kupa e Amerikës/ Brazili eliminohet nga Uruguai me penallti, Kolumbia turpëron Panamanë

kupa e amerikes brazili eliminohet nga uruguai me penallti kolumbia turperon panamane



































Brazili u eliminua nga Kupa e Amerikës të dielën pasi humbi ndaj Uruguait me penallti (4-2) pas një barazimi pa gola.

brazil uruguai

Uruguai do të përballet me Kolumbinë në gjysmëfinalen e tyre të mërkurën në Charlotte të Karolinës së Veriut.

Ndërkohë Kolumbia arriti në gjysmëfinale duke mposhtur Panamanë 5-0 në Arizona.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Amerikës, në Nju Xhersi të martën, do të luhet mes kampionëve të botës, Argjentinës dhe Kanadasë.

Përveç eliminimit të Brazilit, ndeshja do të mbahet mend edhe për numrin më të madh të faulleve, 41 të tillë nga të dyja palët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co