Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë luajtur edhe 2 takimet e fundit të ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.
Brazili triumfoi kundër Paraguajit me shifrat e thella 1-4, duke ua mbyllur gojën analistëve që kritikuan lojën e dobët në takimin e parë të tyre ku nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola me Kosta Rikën. Golat për 5 herë kampionët e botës u shënuan nga Pakueta, Savio dhe 2 herë Vinicius. Golin për Paraguajin e shënoi Alderate.
Kolumbia arriti gjithashtu të fitojë kundër Kosta Rikës me shifrat 3-0. Golat për ta i shënuan Luiz Diaz, Sançez dhe Kordobo. Kolumbia me këtë rezultat, kryeson grupin me 6 pikë dhe kualifikohet për më tej. I kualifikuar mund të quhet edhe Brazili, për shkak se Kosta Rika duhet të bëjë mrekullinë dhe të mund me rezultat të thellë Praguajin për arsye të golavarazhit shumë të keq dhe të shpresojë që brazilianët të munden nga Kolumbia.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co