Egnatia fitoi 0-1 ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ishte mjaft e luftuar në të dyja kampet, sakaq për të parë golin e vetëm të sfidën na duhej të prisnim fundin e takimit. Rrogozhinasit ia dolën të merrnin një sukses të rëndësishëm në aktin e parë, teksa iu falën një goli të Albano Aleksit, në minutën e 95-të, me penallti.
Erzeni mundi 2-1 Vllazninë, në një ndeshje shumë interesante. Asani kaloi në avantazh skuadrën nga Shijaku në minutën e 64-të, ndërsa Smajli vendosi ekuilibrat në të 86-tën. Erzeni triumfoi me golin e Kacbufit, në minutën e 89-të. Me interes të madh pritet të shihen ndeshjet e kthimit, të cilat do të mbahen me 5 mars.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co