Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, njihuni me dy çiftet

kupa e shqiperise hidhet shorti per fazen gjysmefinale njihuni me dy ciftet
kupa e shqiperise hidhet shorti per fazen gjysmefinale njihuni me dy ciftet

U hodh sot shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2023-2024, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi. Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi– Tirana dhe Egnatia– Vllaznia.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi– Tirana (3 prill)/ Tirana– Kukësi (24 prill)

Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia– Egnatia (24 prill)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →