Kupa e Shqipërisë për vajza/ Gjysmëfinalet luhen në fundjavë, Apolonia pret Gramshin. Spikat derbi Partizani – Tirana

kupa e shqiperise per vajza gjysmefinalet luhen ne fundjave apolonia pret gramshin spikat derbi partizani tirana

Kupa e Shqipërisë për vajza do të zhvillojë këtë fundjavë ndeshjet gjysmëfinale të edicionit të 15-të të këtij kompeticioni. Dy takimet gjysmëfinale të këtij edicioni do të luhen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, teksa katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni janë Tirana, Partizani, Apolonia e Gramshi.

Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, finalistët do të përcaktohen me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, teksa takimet e para do të luhen këtë fundjavë, ndërsa ndeshjet e kthimit javën e ardhshme.

Apolonia – Gramshi dhe Partizani – Tirana janë dy ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni të 15-të të Kupës së Shqipërisë.

Fieraket do të presin në shtëpi vajzat e Gramshit, ekipin e krijuar rishtaz këtë edicion e që kaloi në gjysmëfinale pas vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës e Etikës në FSHF, që vendosi përjashtimin e Vllaznisë nga kompeticioni. Apolonia vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve rresht me Laçin në çerekfinale. Takimi i parë Apolonia – Gramshi do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të shtunën, në ora 14:00.

Sakaq, sfida Partizani – Tirana nuk është më vetëm një ndeshje. Është derbi i kryeqytetit për vajza që tashmë ka filluar të ketë shumë interes edhe nga tifozët. Takimi i parë mes dy skuadrave, që e kaluan fazën çerekfinale me fitore do të luhet të dielën në shtëpinë e vajzave të kuqe, “Arena e Demave”, të dielën, duke nisur nga ora 14:00. Një takim që pritet të dhurojë spektakël, edhe për faktin që të dyja skuadrat kanë treguar cilësi dhe rritje përgjatë viteve të fundit.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza:

Apolonia – Gramshi, e shtunë, ora 14:00

Partizani – Tirana, e diel, ora 14:00

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co