Sport

Kupat e Evropës, ja axhenda e skuadrave tona në sfidat e kthimit

kupat e evropes ja axhenda e skuadrave tona ne sfidat e kthimit
kupat e evropes ja axhenda e skuadrave tona ne sfidat e kthimit

Turi i parë i kompeticioneve ndërkombëtare për klube ka parë të impenjuara në këtë aktivitet shumë skuadra shqiptare, të cilat kanë zbritur në fushë në ndeshjet e para të tyre. Në mesjavë, luhen ndeshjet e kthimit me shumë ekipe që kanë shanse reale për kualifikimin në turin tjetër. Nga skuadrat e Superiores, Egnatia luan të mërkurën në Ligën e Kampioneve me synimin për të përmbysur humbjen minimale përballë Torpedo Kutaisi, teksa tre ekipet e tjera nga kampionati ynë luajnë një ditë më vonë.

Vllaznia e nis e para me ndeshjen ndaj Valur që luhet në orën 18:00. Ndërsa më pas e ka radhën Partizani në orën 19:00 dhe Tirana në orën 20:00. Bie në sy se si Egnatia, ashtu edhe Tirana, do të luajnë në dy ditë të njëpasnjëshme në “Elbasan Arena” pasi stadiumi i Rrogozhinës nuk përmbush kriteret e UEFA-s për kompeticionet ndërkombëtare, ndërsa ekipet kryeqytetase kanë mbetur aktualisht pa stadium në Tiranë

LIGA E KAMPIONEVE
16 KORRIK
BALLKANI-Santa Koloma 16:30 (2-1)
DEÇIÇ TUZ-Nju Saints 21:00 (0-3)
17 KORRIK
STRUGA-Slovan Bratislva 17:00 (2-4)
EGNATIA-Borac Banja Luka 21:00 (0-1) (“Elbasan Arena”)

LIGA E EUROPËS
18 KORRIK
KF LLAPI- VISLA KRAKOV 16:30 (0-2)

LIGA E KONFERENCËS
18 KORRIK
VLLAZNIA-Valur 18:00 (2-2)
Marsashlok-PARTIZANI 19:00 (1-1)
TIRANA-Torpedo Kutaisi 20:00 (1-1) (“Elbasan Arena”)
SHKËNDIJA E TETOVËS-FC Noah 20:00 (0-2)
Buduçnost Podgorica-MALISHEVA 21:00 (0-1)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts