Bota

“Kur do të hapet një konkurs ndërkombëtar?”- Gjekmarkaj: Ismail Kadare nuk ishte shkrimtari i PS! Varri s’duhet të jetë në Tufinë, rrugët janë si në Kandahar! Do na turpëroni tek të huajt

kur do te hapet nje konkurs nderkombetar gjekmarkaj ismail kadare nuk ishte shkrimtari i ps varri sduhet te jete ne tufine rruget jane si ne kandahar do na turperoni t





































Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, ka kërkuar informacion nga Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin se a ka një datë kur do të hapet konkursi nderkombetar per ndërtimine një memorial për ikonën e letrave shqipe, Ismail Kadare.

Homazhet per kadarene

Sipas Gjekmarkajt, ceremonia në ndër të Kadares la shumë për të dëshiruar, pasi ai nuk ishte shkrimtari vetëm i PS-së, por i mbarë shqiptarëve.

“Ceremonia ndaj tij la shume per të deshiruar në shumëçka! Shkrimtari i shqiptarve, i Europes i mbi 48 gjuheve i perkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS !  Ikja e tij eshte nje nga me te medhate qe ne shekuj ka patur ky komb !”, tha demokrati.

Ndërkohë që ka shtuar se shqiptarët do turpërohen nëse mediat e huaja do të xhironin në Tufinë, ku prihet sot varri i Ismail Kadaresë.

“Mjafton vetem rruga per ato varreza si ne Kandahar per te na turperuar kur nje kamera e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht per Ismail Kadarene, po e po per ate por edhe per gjithe ata shqiptare qe prehen atje! Kur shteti shqiptar, Qeveria dhe Ministria e Kulturës do i gjejne vendin e merituar Kadarese, kur do te hapet nje konkurs ndërkombëtar për vendin e tij e te përhershëm te prehjes? A ka nje date?”, u shpreh Gjekmarkaj.

gjekmarkaj

“Ne korrik u nda nga jeta mjeshtri i madh i letrave boterore Ismail Kadare! Ceremonia ndaj tij la shume per të deshiruar në shumëçka! Shkrimtari i shqiptarve, i Europes i mbi 48 gjuheve i perkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS !

Ikja e tij eshte nje nga me te medhate qe ne shekuj ka patur ky komb ! Vdekja e cdokujt meriton respekt , para saj jemi te gjithe te barabarte, por nuk jemi te tille ne kontribute e trashëgimi, nese do te pyeteshin te gjithe njerzit e jashtezakonshem e te zakonshem , madje nese shkojme ne mistike nese behej nje referendum i te gjallëve dhe te vdekurve te gjithë do binin dakord qe Ismail Kadare nuk duhej te ishte ne Tufine sot!

Mjafton vetem rruga per ato varreza si ne Kandahar per te na turperuar kur nje kamera e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht per Ismail Kadarene , po e po per ate por edhe per gjithe ata shqiptare qe prehen atje!

Kur shteti shqiptar, qeveria dhe ministria e kulturës do i gjejne vendin e merituar Kadarese, kur do te hapet nje konkurs ndërkombëtar për vendin e tij e te përhershëm te prehjes? A ka nje date?

E dyta para pak ditesh ishte 100 vjetori  At Zef Pllumit ! Ne ministrinë tuaj nuk pat asgjë as nje status hipokrit e medioker siç ndodh rendom! Ky duhej te ishte viti i At Zef Pllumit , por ju e keni te veshtire te pranonin ne ndërgjegjen tuaj permasen e jashtëzakonshme të autorit te “Rrno vetem per me tregue” te atij shqiptari qe me memoriet e tij i deshmoi qyteterimit tone se cfare eshte njeriu ne tirani, kush qendroi e kush u thye!

E keni te gjithe ju te veshtire ta pranoni permazen e fratit te kujtimeve sepse ai deshmoi perghithmone krimet per te cilat askush nuk kerkon falje , askush nuk ben ndarjen etike! Un nuk kerkoj lufte klasash , nuk kerkoj fajin e gjysherve e te baballarve tek bijet por kerkoj reflektim tek ata, distance morale. Duhej te ishte viti i At Zef Pllumit , duhej ribotuar vepra e tij, duhej sensibilizuar shoqeria edhe me per mesazhet e tij sepse tashme i perkthyer ne gjuhet e medha te botes edhe ai e ka tejkaluar vullnetin e burokrateve por jane burokratet ata qe ja i bejne dem shoqerise duke e privuar nga vlerat e veta sublime, duke i futur paaftesi e keqdashje komunikimit te tyre me shqiptaret!”, u shpreh Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts