“Kur do të vijë bebi?”- Planet për zgjerimin e familjes, Rudina Dembacaj: Tentova një vit më parë, por…

kur do te vije bebi planet per zgjerimin e familjes rudina dembacaj tentova nje vit me pare por








































Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”.

rudina dembacaj

Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet, por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes, të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet.

Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja ka treguar se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë.

Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.

Pyetja: Sa rrallë poston me Markun! Bebi kur do vij? Apo kur do Zoti madh”

“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.

rudina dembacaj ig (2)

Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga këto pyetjet për bebin, dhe aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje, por e di që njerëzit nisen nga dëshira e mirë.

“Shumë e shëmtuar është si pyetje, por e di që nisen nga dëshira e mirë! Nuk bezdisem,” shprehet ajo.

rudina dembacaj ig (1)

rudina dembacaj2 rudina dembacaj (2) rudina dembacaj6 rudina dembacaj7 rudina dembacaj2 rudina dembacaj1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →