“Kur nuk ka vend fjala, ka dora”- Këngëtari tregon sherrin në një buzuk në Selanik! A do ta përfaqësojë Greqinë në Eurovizion? Ja si përgjigjet Devis Xherahu

kur nuk ka vend fjala ka dora kengetari tregon sherrin ne nje buzuk ne selanik a do ta perfaqesoje greqine ne eurovizion ja si pergjigjet devis



































Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka treguar për një sherr që ai është përfshirë në Greqi.

devis

Ai tha se e kishin akuzuar për një vjedhje, por kjo nuk ishte e vërtetë, duke bërë që ai të përfshihet në një sherr.

“Kam qenë në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë”, tregoi Devis Xherahu.

I Ftuar në Top Arena, artisti zbulon gjithashtu nëse do të përfaqësojë Greqinë në Eurovizon dhe se a paguhet 100 mijë euro në dasma.

deviss

A është e vërtetë që për çdo dasmë merr nga 100 mijë euro?

Devis: Edhe Don Xhoni nuk merr 100 mijë euro, janë shumë për nivelin në Shqipëri

A do ta përfaqësosh Greqinë vitin tjetër në Eurovizion?

Devis: Nuk më është bërë ndonjë ofertë e tillë, por e kam menduar kur shikonim suedezen që përfaqësonte Greqinë. Thjeshtë ngeli një ide.

A ke harxhuar 100 mijë euro për pushime në Santorini?

Devis: Jo nuk është e vërtetë

A është e vërtetë që të kanë përjashtuar nga performanca në një buzuk?

Devis: Jo por kam bërë një debat dhe fitova unë. Kam qenë në buzuk në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë.

devis xherahu

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co