Gruaja e mësuesit të shkollës 9-vjeçare në Korçë, i cili është arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij ka folur për mediat lidhur me rastin që tronditi qytetin e Korçës.
Esmeralda Duro, gruaja e Bledar Duros, tha se bashkëshorti i saj është një person i mirë dhe se ngacmimet i ka bërë pa koshiencën e tij.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se 45-vjeçari ka bërë ngacmimet pasi ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.
Ajo ja atribuon fajin alkoolit, teksa pretendon se bashkëshorti i saj është i alkoolizuar dhe mesazhet ndaj vajzave i ka dërguar nën efektin e alkoolit.
“Jemi prej 15 vitesh të martuar…Nuk dua që ai të mendohet që ka qenë në koshiençë. Nuk ka qenë koshient. Ata thonë që është vazhdimësi e një muaji, jo! Ka pasur kontakt gjatë gjithë kohës se ishin në grupin e pikturës. Një dobësi e tij e rënduar nga alkooli e ka çuar në atë vepër. Nuk dua ta shfajësoj por shkaku kryesor është alkool. Nuk e keni prekur këtë fakt. Nuk po e shfajësoj por ka qenë i pavetëdijshëm… Unë e di problemin që ka, nuk kam pse të ndihem në faj….Por e di çdo të thotë kjo që ka ndodhur. Jam në krah të prindër dhe vajzave. Ne bashkë me bashkërortin tim që ndodhet në këtë pozitë, e kemi urryuer këtë fakt. Kjo është vetëm pasojë e alkoolit. Ishte një pjesë e dobësisë së tij, nuk dua të shfajësoj apo shfajësoj vajzat.. Korça e njeh shumë mirë kush është Bledi. Jemi shumë të shqetësuar nga kjo që ka ndodhur. Më besoni që nuk është njeri i tillë. Kjo është e pavërtte, jam e indinjuar nga mediat prandaj mora këtë vendim për të folur. Thonë është prej një muaj”, tha Esmeralda Duro.