Bota

“Kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me…”- Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Kemi përmbushur dy nga tre objektivat tonë madhore

kur pd te fitoje vitin e ardhshem fjalimi i fitores do te hapet me berisha mbledh keshillin kombetar kemi permbushur dy nga tre objektivat tone madhore



































Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ku ndër të tjera u ndal tek misionet e kësaj force politike, që siç tha ai dy objektivet madhore janë përmbushur.

sali berisha

I bindur për një fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Berisha tha se fjalimi i fitores do hapet me fjalët ‘gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë’.

Sipas Sali Berishës, nuk ka përçarje në Partinë Demokratike, duke theksuar se asgjë nuk i pengon për të arritur objektivin e tretë, që është fitorja.

“Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë. Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia. Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishes

Të nderuar drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Fjalën time sot dua ta nis me një falenderim të madh, për secilin nga ju, ky falenderim shkon për ju, për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse e mbështetës të PD, kudo që ndodhet sonte.

Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj, sakrificat tuaja, qëndresën tuaj, instiktin tuaj të mprehtë kundër të keqes, për guximin e admirueshëm përbëllë presioneve dhe qartësinë tuaj përballë mashtrimeve.

Të gjitha këto atribute tuaja bëjnë që mbledhja e sotme e këtij forumi të ketë një rëndësi të veçantë, që nuk e ka pasur asnjë mbledhje tjetër qysh nga rithemelimi i PD, sepse nëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ne ende nuk kishim realizuar plotësisht asnjërin nga një nga tre objektivat tonë madhorë, sot ne mblidhemi pasi dy nga tre objektivat tonë më madhorë, për arritjen e misionit tonë, ne i kemi përmbushur.

Realizimi i këtyre dy objektivave bën që sot Shqipëria të jetë në një realitet të ri, që deri para pak kohësh do të ngjante i pamundur.

Shkurtimisht do ti dedikoj disa fjalë, dy objektivave që ne kemi arritur.

Por së pari do ta nis duke ju rikujtuar edhe njëherë, rëndësinë, qëllimin e misionit tonë.

Të dashur anëtare e anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokrate e demokratë kudo që jeni.

Në mars të vitit 1992, kur PD erdhi në pushtet herën e parë, në fjalimin e fitores ju drejtova shqiptarëve me këto fjalë: Gëzuar ditën e parë të demokracisë.

Ato fjalë sintezojnë më së miri misionin e atëhershëm të kësaj partie, sepse me atë akt PD ndante epokat për Shqipërinë. Ato fjalë ndanë diktaturën ideologjike nga demokracia.

Në mënyrë të ngjashme, kur PD të fitojë vitin e ardhëshëm, dhe ua theksoj këtë: fitorja vitin e ardhshëm është në duart tona. Pra kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me fjalët: Gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë.

Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë.

Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia.

Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi.

Misioni ynë shpëton Shqipërinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts